Ngjarje e rëndë në Pejë: 34-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugën “Zhuj Selmani”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Zhuj Selmani”.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Peja, viktima është një mashkull, i lindur në vitin 1992.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit.

Për momentin nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, ndërsa organet kompetente kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Peja Information do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet dhe detajet zyrtare sapo ato të bëhen të ditura.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img