Kapet me kokainë në Pejë – 25-vjeçari lirohet në procedurë të rregullt

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar mbrëmjen e 12 tetorit në Pejë.

PejaInformation bëjnë me dije se rreth orës 22:20, njësiti për hetimin e trafikimit me narkotikë ka ndaluar Indrit Rakipin, nën dyshimin se mund të posedonte diçka të paligjshme.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila pas peshimit ka rezultuar në 0.7 gramë.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, Rakipi është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe vazhdon të hetohet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hot this week

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt 

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img