Një incident i rëndë familjar dyshohet se ka ndodhur në lagjen Asllan Qesme në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar me sëpatë gruan dhe familjarët e saj.
Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara zyrtarisht lidhur me rrethanat e plota të rastit, personat e lënduar apo nëse Policia ka ndërmarrë veprime ndaj të dyshuarit.
PejaInformation do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme, pas sigurimit të informacioneve të konfirmuara nga organet kompetente.






