Arrestohet një person pas të shtënave me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël

Pejë, 13 gusht 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu në Jabllanicë të Vogël, në Pejë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 12 gusht 2026, rreth orës 23:15. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë takuar të dyshuarin.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar:

  • një armë të tipit Sarsilmaz;
  • një fishek;
  • dy gëzhoja;
  • dy karikatorë;
  • një leje të armës.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë apel qytetarëve që gjatë ahengjeve dhe festimeve të përmbahen nga përdorimi i armëve, duke paralajmëruar se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndaj personave që përdorin armët në mënyrë të kundërligjshme.

Peja Information do të vazhdojë t’ju informojë për zhvillimet e fundit në Pejë dhe rajon.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img