Hidrodrini dhe Policia vazhdojnë aksionin ndaj konsumatorëve borxhlinj

Aksioni për çkyçjen e konsumatorëve me obligime të papaguara po vazhdon në Pejë. Inspektorët rajonalë të KRU “Hidrodrini”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë vijuar zbatimin e planit për çkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara.

Sipas KRU “Hidrodrini”, aksioni është zhvilluar edhe gjatë mbrëmjes së kaluar dhe do të vazhdojë në kuadër të procedurave të përcaktuara.

Nga kompania u bëhet thirrje të gjithë konsumatorëve që kanë obligime të papaguara t’i shlyejnë ato sa më shpejt, në mënyrë që të shmangin ndërprerjen e furnizimit me ujë, si dhe kostot shtesë që mund të krijohen nga procesi i rikyçjes.

KRU “Hidrodrini” rikujton se pagesa me kohë e faturave është përgjegjësi e secilit konsumator dhe njëkohësisht kontribuon në ofrimin e një shërbimi të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

Konsumatorët këshillohen që të kujdesen për përmbushjen e obligimeve të tyre për të shmangur masat e çkyçjes.

“Uji është jetë – ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht!”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini” – Pejë.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img