Një objekt është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së enjtes në lagjen “7 Shtatori” në Pejë.
Pas raportimit për rastin, PejaInformation ka kontaktuar autoritetet kompetente për të marrë informacione të mëtejshme lidhur me ngjarjen.
Sipas të dhënave të deritanishme, nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar. Po ashtu, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit, si dhe vlera e dëmeve të shkaktuara.
PejaInformation do të vazhdojë të përcjellë rastin dhe do t’ju informojë për çdo të re nga autoritetet.
Informacionet do të përditësohen sapo të ketë të dhëna zyrtare.






