Inspektime në Pejë për shitjen e produkteve të duhanit pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka zhvilluar inspektime në terren në qytetin e Pejës, në kuadër të aksionit për kontrollin e shitjes së cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore.

Inspektimet janë zhvilluar me qëllim të verifikimit të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe parandalimit të shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike pranë shkollave, veçanërisht për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve.

Aksioni është zhvilluar njëkohësisht në shtatë qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Mitrovicën, Gjakovën, Podujevën, Ferizajn dhe Pejën, ku janë realizuar gjithsej 20 inspektime.

Si rezultat i kontrolleve të realizuara në të gjitha qytetet, 3 lëndë janë dërguar në procedurë, është shqiptuar 1 gjobë, ndërsa në një rast është bërë edhe sekuestrimi i cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të ndërlidhura.

IQMT do të vazhdojë inspektimet në terren edhe në qytetin e Pejës dhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës, me qëllim të zbatimit të ligjit, mbrojtjes së konsumatorëve dhe veçanërisht garantimit të një mjedisi më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img