Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë

Arlinda Sylaj Zekaj, gruaja që u vra në mënyrë tragjike mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, do të përcillet nesër për në banesën e fundit.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 27 tetor 2026, në orën 15:00, në fshatin Radavc të Pejës.

Vrasja e saj ka tronditur opinionin publik, veçanërisht pas zbulimit të rrethanave që i paraprinë ngjarjes tragjike.

Arlinda dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, vetëm pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi e shoqëruar nga një patrullë policore.

Rasti ka nxitur reagime të shumta, pasi viktima kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet dhe kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej jetës së saj.

Peja Information kishte siguruar ekskluzivisht dokumentin që Arlinda ia kishte drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes të cilit kërkonte ndërhyrje urgjente dhe veprime ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur përgjegjësitë ligjore.

Vrasja e saj ka ngritur pikëpyetje serioze mbi veprimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Nesër, familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit Arlindës, jeta e së cilës u ndërpre tragjikisht.

Hot this week

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt 

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img