Një vetaksident trafiku është regjistruar pasditen e së mërkurës në qendër të qytetit të Pejës.
Sipas informacioneve të para, një veturë e tipit VW ka dalë nga rruga dhe është ngjitur mbi trotuarin e këmbësorëve, duke përfunduar deri te hyrja e një dyqani.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohet për persona-kalimtarë të lënduar. Megjithatë, ngasësja e veturës ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor nga ekipet e Emergjencës së qytetit, ndërsa në ndihmë i kanë dalë edhe kalimtarë të rastit.
Si pasojë e vetaksidentit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Njësitet e Policisë së Kosovës, përkatësisht Policia e Trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij vetaksidenti.






