Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt për tentim-vrasjen në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt, të dyshuar për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë dhe posedim të paautorizuar të armëve, lidhur me incidentin e 17 tetorit 2025 pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Peja Information kishte raportuar ekskluzivisht në ditën e ngjarjes dhe kishte zbuluar identitetin e të dyshuarit, duke bërë të ditur se bëhej fjalë për Mahmut Hoxhajn, rreth 45-vjeçar.

Sipas aktakuzës së ngritur tash nga Prokuroria, Hoxhaj dyshohet se më 17 tetor 2025, në rrugën “Miftar Zeqa” në Pejë, nga hakmarrja kishte ndërmarrë veprime me qëllim të privimit nga jeta të tre personave, duke rrezikuar edhe jetën e një personi tjetër.

Prokuroria pretendon se ai kishte siguruar dy armë të gjata të tipit AK-47, dy armë të shkurtra dhe municion, ndërsa kishte monitoruar lëvizjet e të dëmtuarve pranë Qendrës së Paraburgimit në Pejë.

Kur të dëmtuarit po largoheshin me automjet, Hoxhaj dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Si pasojë, dy persona kishin pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa jeta e dy të tjerëve ishte vënë në rrezik. Të shtënat kishin shkaktuar dëme edhe në automjete, ndërsa një plumb kishte depërtuar në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Në ditën e ngjarjes, Peja raportoi se rasti dyshohej se lidhej me hakmarrjen për ngjarjen në Ujëvarën e Mirushës, ku kishte mbetur i vrarë një person.

Prokuroria ka kërkuar që Hoxhaj të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img