Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarve për tre të vrarë në Gllogjan

Sot, e hënë, 24 gusht, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt.

Shpallja e aktgjykimit do të fillojë në orën 14:30.

Tre të akuzuarit po gjykohen për vrasjen e tre personave më 26 nëntor 2021, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të autobusit në Gllogjan.

Nga të shtënat mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., ndërsa një person tjetër, F.T., mbeti i plagosur rëndë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, objektiv i sulmit ishte shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Shpallja e aktgjykimit nis sot në ora 14:30.

Hot this week

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt 

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img