40% e fëmijëve probleme me shikimin, mjekët: Shkak përdorimi i pajisjeve digjitale

Përdorimi i pajisjeve teknologjike për një kohë të gjatë po dëmton shikimin e fëmijëve. Okulistët japin alarmin se nga depistimet që kryhen në shkolla te fëmijët e klasave të para është vërejtur se një pjesë e madhe kanë dëmtim të shikimit. 

Edhe në praktikën e përditshme, mjekët okulist thonë se myopia po haset më së shumti.

“Myopia është ajo që ka një rritje që është e dukshme, sepse janë pajisjet digjitale ato që krijojnë problem me shikimin larg. Dhe gjatë depistimit shumica e fëmijëve që janë testuar kanë dalë me problem me miopinë”, tha Rubin Topi, mjek në Shqipëri.

Studimet kanë faktuar se dëmet nga qëndrimi për orë të tëra përpara ekraneve qofshin këto ‘smart phone’ apo kompjuter janë të shumë anshme.

Dhe në këto kushte ekspertët këshillojnë që të evitohet përdorimi i pajisjeve teknologjike.

Disa prej dëmtimeve të shikimit mund të jenë të riparueshme me anë të syzeve optike por gjithmonë nëse ato kapen në faza të hershme, ndaj dhe rekomandohen konsulta periodike me mjekun okulist.

Hot this week

Zyrtare: Karim Adeyemi transferohet te Barcelona

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi,...

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë 

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40 në...

Rast i rëndë në Deçan:

Një rast i rëndë është raportuar sot në fshatin...

A janë kancerogjene ëmbëlsuesit artificialë?

Togfjalëshi “pa sheqer” është aktualisht më i preferuari i...

Topics

Zyrtare: Karim Adeyemi transferohet te Barcelona

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi,...

Rast i rëndë në Deçan:

Një rast i rëndë është raportuar sot në fshatin...

A janë kancerogjene ëmbëlsuesit artificialë?

Togfjalëshi “pa sheqer” është aktualisht më i preferuari i...

Çfarë është mangani që u gjend në ujin e pijes dhe a është i rrezikshëm për shëndetin?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u...

Çfarë ndodh nëse nuk i lani dhëmbët vetëm për një ditë?

Pastrimi i dhëmbëve është një zakon higjienik jashtëzakonisht i...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img