Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë 

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë.

Rastin për Peja Information e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë”, ka deklaruar Krasniqi.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit emergjent, mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi 19-vjeçar i motoçikletës ishte pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si Ermal Shala, ndërsa vdekja e tij tragjike ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës.

“Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Krasniqi për Pejainformation

Hot this week

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img