Të shtëna me armë te Shkolla e Artit në Pejë – dyshohet se në rast është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor Sokol Morina

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në afërsi të Shkollës së Artit në Pejë, ndërsa Sinjali ka mësuar detaje të para lidhur me personat që dyshohet se janë përfshirë në incident.

Sipas informacioneve të para që ka mësuar Sinjali, në këtë rast dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor Sokol Morina.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, roli konkret i personave të përfshirë dhe nëse ka persona të lënduar ende nuk janë konfirmuar.

Njësitet policore pritet të ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrethanave të të shtënave.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar viktimën, i cili ishte sulmuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitet policore janë vënë në kërkim të tij”.

Peja Information duke përcjellë rastin dhe do të sjellë detaje të reja sapo ato të konfirmohen.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img