Sipas një njoftimi për media thuhet se operacioni është zhvilluar pas pranimit të informatave nga autoritetet kompetente gjermane, përmes zyrës së ILECU-së, se automjeti ishte në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të procedurës penale të iniciuar ndaj shtetasit kosovar Sh.Q. në Republikën Federale të Gjermanisë, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
“Më datë 07.08.2026, pas lokalizimit të automjetit, është realizuar sekuestrimi i tij, ndërsa Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të automjetit. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, më datë 14.08.2026, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për kthimin e automjetit te pronari i tij, shtetasi gjerman R.D”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, me qëllim të trajtimit efikas të rasteve penale dhe zbatimit të ligjit.





