Plagosja në Istog, Vezir Haziraj nga arratia: E bëra për vetëmbrojtje, nuk dorëzohem sepse nuk ka drejtësi

Vezir Haziraj, i cili dyshohet se mbrëmjen e së premtes plagosi me armë zjarri një person në fshatin Orroberdë të Istogut, është prononcuar përmes një videoje të publikuar në TikTok, derisa vazhdon të jetë në arrati.

Haziraj, i cili ishte liruar nga burgu dhe më herët kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e tij lidhur me dënimin, në videon e fundit ka folur për rastin e tij të kaluar dhe pretendimet për, siç thotë ai, mungesë drejtësie.

“Pse me u dorëzu unë, kur Gani Gecit ia kanë bo vetëmbrojtje, aty dy vjet e gjysmë burg i ka mbajt për vrasje, a unë plagës vetëmbrojtje në shtëpi teme, mu 5 vjet mi jepni burg. Kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem, vazhdoj në atë temën time dhe nuk mundet me m’ndal kurrkush”, ka thënë Haziraj në video.

Ai dyshohet se të premten mbrëma, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka shtënë me armë zjarri ndaj Dardan Haxhijajt, rreth 34-vjeçar, duke e plagosur në pjesën e sipërme të këmbës së majtë.

Pas incidentit, Haziraj është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

https://vt.tiktok.com/ZS4p2P1KL

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hot this week

Aksident në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot, nga ora 10:00, rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot...

Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin...

Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i rëndë në Kliqinë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur sot në...

Topics

Theren me thikë në Pejë, një person niset drejt QKUK-së

Një rast i therjes me thikë është raportuar në...

Raphinha, kapiteni i ri i Barcelonës

Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke...

Aksident trafiku pranë Shkollës Ekonomike në Pejë

Një aksident trafiku është raportuar pasditen e sotme në...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img