Aksident në Prilep të Deçanit, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30.

Ai tutje tha se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia po merret me rastin dhe rrethanat e aksidentit.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img