Sapo erdhën nga Gjermania, përballen me skenë të rëndë në Pejë – 67-vjeçari dyshohet se iu vërsul me thikë vëllait dhe kunatës

Një konflikt familjar ka eskaluar në dhunë të shtunën në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij dhe i është vërsulur me thikë atij dhe bashkëshortes së tij, raporton Sinjali.

Rasti ka ndodhur më 29 gusht, në rrugën “Rexhep Sokoli”, ndërsa dy viktimat më pas janë paraqitur në Stacionin Policor në Pejë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të përfshirët janë anëtarë të së njëjtës familje. Për shkak të natyrës së rastit, identitetet e tyre po publikohen vetëm me iniciale.

Sipas informacioneve të rastit, I.F., 60-vjeçar, dhe A.F., 48-vjeçare, kishin ardhur nga Gjermania në Kosovë po atë ditë.

Ata kanë deklaruar para Policisë se, sapo kishin hyrë me veturë në oborrin e shtëpisë, aty kishte dalë G.F., 68-vjeçar, vëllai i 60-vjeçarit dhe kunati i gruas.

Sipas pretendimeve të tyre, 68-vjeçari mbante një thikë në dorë dhe iu ishte vërsulur, por nuk kishte arritur t’i godiste me të.

Konflikti dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje rreth shtëpisë.

“Ti po do me rrëzua shtëpinë me bager”, pretendohet se i dyshuari i ka thënë vëllait të tij.

Situata më pas dyshohet se ka kaluar në dhunë fizike. Sipas deklaratës së viktimës, i dyshuari e ka goditur pesë apo gjashtë herë me grushte në kokë.

Dy viktimat kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë intervistuar në stacion policor. Njëri prej tyre ka deklaruar se ndihet i rrezikuar nga i dyshuari.

Policia ka arrestuar G.F. dhe e ka shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar hetim nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në kuadër të dhunës në familje.

Me aktvendim të Prokurorit, 68-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimat pas përfundimit të procedurave policore janë kthyer në shtëpi.

Hot this week

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt 

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img