Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohet pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë

Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Sipas Policisë së Kosovës, më 28 gusht 2026, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë në Pejë dhe Stacionit Policor në Junik, ka zbatuar një urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Pejë për kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën “Lush Musa” në Junik.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike, 40 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, katër thika, një boks metalik, një sprej dhe një set pajisjesh për pastrimin e armës.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Hot this week

Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë

Tashmë ka nisur edhe protesta e disa prej kryetarëve...

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e...

Zhegrova drejt largimit nga Juventusi, caktohet çmimi i tij

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë...

Punimet në Palestrën “Karagaçi” nisin menjëherë, investimi mbi 275 mijë euro

KB Peja ka njoftuar se punimet për renovimin e...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img