Peja Information ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brutale të një gruaje në fshatin Vitomiricë të Pejës, mbrëmjen e së dielës. Ngjarja bëhet edhe më tronditëse nga fakti se viktima ishte kthyer në shtëpi nga një patrullë policore, pasi kishte denoncuar dhunë në familje, vetëm pak minuta para se të gjendej pa shenja jete.
bëjnë me dije se i dyshuari është Albert Sylaj, kunati i viktimës, Arlinda Sylaj Zekaj (1977), i cili dyshohet se e ka goditur me sëpatë në kokë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithçka ka ndodhur më 25 tetor 2026, në rrugën “Man Dedushaj”, në Vitomiricë.
Sipas informacioneve që ka siguruar PejaInformation, rreth orës 19:00, Arlinda ishte shoqëruar nga një patrullë në Stacionin Policor në Pejë, ku ishte intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje.
Rreth orës 20:58, ajo ishte kthyer në shtëpi nga e njëjta patrullë.
Vetëm rreth dhjetë minuta pas largimit të policëve, në stacion mbërriti informacioni për një vrasje në të njëjtën adresë.
Kur patrulla u kthye, 49-vjeçarja u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit. Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e saj.
Sipas dyshimeve fillestare, Albert Sylaj e kishte goditur viktimën me sëpatë dhe më pas ishte larguar me një veturë Golf 3, me ngjyrë të kuqe.





