KB Peja sonte zhvillon ndeshjen ndaj Bashkimit në Prizren, në një përballje ku vëmendja është te reagimi i skuadrës pejane pas ndryshimeve të fundit.
Pas emërimit të trajnerit të ri, Bosko Radovic, si dhe ardhjes së dy lojtarëve, Daquan Bracey dhe Gary Ricks, mbetet të shihet se çfarë ndikimi do të kenë këto ndryshime në paraqitjen e ekipit.
Përballja me Bashkimin do të jetë një test i rëndësishëm për verdhezinjtë, të cilët synojnë të dëshmojnë se mund të rikthehen te rezultatet pozitive edhe në një ndeshje si mysafirë.
A do të arrijë KB Peja të dalë fituese nga Prizreni pas këtyre ndryshimeve në skuadër? Përgjigjen do ta japë parketi sonte.






