Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt drejt takimit me të – pritet ndërhyrja e njësisë FIT

Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, i cili më herët ka kërkuar të takohet me familjen përpara dorëzimit.

Burimet e Peja Information bëjnë me dije se nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit janë nisur për ta takuar atë, të shoqëruar nga pjesëtarë të Njësisë Speciale FIT.

Sipas burimeve, Sylaj kishte komunikuar më herët me vëllain e tij, duke kërkuar dhjetë minuta për të biseduar me familjarët dhe duke shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar vetëm para pjesëtarëve të FIT-it.

Autoritetet po ndërmarrin veprimet për arrestimin e tij, ndërsa dorëzimi ende nuk është konfirmuar.

Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, Sinjali nuk po publikon hollësi të tjera mbi vendndodhjen dhe zhvillimin e operacionit.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa Sylaj dyshohet për kryerjen e krimit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
nje pershkrim me ndryhse

Hot this week

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt 

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt lajmërohet nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img