“Këtyre ndyrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

Hoxhë Ernes Goga ka reaguar pas rastit tragjik të vrasjes së një gruaje në Pejë, duke kërkuar masa më të ashpra ligjore ndaj personave që kryejnë krime të tilla.

Përmes një reagimi, Goga ka shprehur indinjatën e tij për vrasjet e grave, duke ngritur pikëpyetje mbi ashpërsinë e dënimeve dhe lirimin e personave të dënuar pas disa vitesh.

“Sa gra duhet të vriten ende që ligjet të bëhen më të rrepta?”, ka shkruar ai, duke kërkuar që të dyshuarit për krime të tilla të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimet e merituara.

Në reagimin e tij, hoxha ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj personave me prirje kriminale, duke kërkuar që drejtësia të mos i trajtojë këto raste sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Reagimi vjen pas vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë, rast që ka nxitur reagime dhe thirrje për mbrojtje më të madhe të grave dhe ndëshkim më të rreptë të dhunës.

Hot this week

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt 

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img