Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Nakëll, ku dyshohet se janë përfshirë dhjetëra persona në një përleshje fizike.
Sipas informacioneve të dërguara, situata ka eskaluar në përleshje mes një numri të madh personash, ndërsa gjatë incidentit dyshohet se është përdorur edhe një mjet i mprehtë, konkretisht thikë.
Rasti ka ngritur shqetësim për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për shkak të numrit të personave të përfshirë dhe dyshimeve për përdorimin e mjetit të mprehtë gjatë përleshjes.
Deri në momentin e publikimit, nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me shkaqet që çuan deri te incidenti, nëse ka persona të lënduar apo nëse Policia ka ndërmarrë veprime lidhur me rastin.
PejaInformation do të vazhdojë t’ju informojë për zhvillimet e mëtejshme, nëse sigurohen informacione të reja dhe të konfirmuara lidhur me këtë ngjarje.
📍 Vendi: Fshati Nakëll
🕠 Koha: Rreth orës 17:30






