Peja mposht Trepçën në “Minatori”, kampionët pësojnë humbjen e parë në Superligë

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

“Xehetarët” u mposhtën të shtunën mbrëma nga Peja me rezultat 87:81, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Minatori”.

Peja e nisi më mirë takimin, duke fituar çerekun e parë me rezultat 20:16. Pejanët triumfuan edhe në çerekun e dytë, 27:24, dhe shkuan në pushim me epërsi prej shtatë pikësh, 47:40.

Çereku i tretë përfundoi baras, 16:16, ndërsa në dhjetëminutëshin e fundit Trepça fitoi me rezultat 25:24.

Megjithatë, epërsia e krijuar më herët i mjaftoi Pejës për ta ruajtur avantazhin dhe për të marrë fitoren me shifrat 87:81.

Më efikasi te Peja ishte Trevor Moore me 21 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime. Xavier Johnson kontribuoi me 12 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.

Te Trepça u dallua Dardan Kapiti me 15 pikë dhe katër kërcime.

Trepça në xhiron e parë kishte mposhtur Rahovecin 029, ndërsa kjo ishte fitorja e dytë për Pejën në këtë edicion. Në ndeshjen hapëse, Peja e kishte fituar takimin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat zyrtar.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Digjet një shtëpi në rrugën “Çene Avdyli”, dy persona të lënduar

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në rrugën...

Përditësim: Konfirmohet se një fëmijë është goditur nga vetura në Pejë

Pas informacionit të raportuar më herët nga PejaInformation, i...

Pejë: Dyshohet se një vajzë është goditur nga një veturë

PejaInformation ka pranuar informacione nga qytetarët se një vajzë...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img