Një incident është raportuar sonte rreth orës 21:30 në lagjen Fidanishte të Pejës, ku dyshohet se ka pasur një përleshje fizike mes dy personave.
Sipas informacioneve fillestare, gjatë incidentit dyshohet se ka persona të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar deri te përleshja, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen e personave të përfshirë.
Për rastin pritet të ketë informacione të tjera nga autoritetet përkatëse. PejaInformation do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.






