Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa për shkak të përplasjes ka pasur persona të lënduar.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti.





