Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku janë përfshirë tri automjete.
Si pasojë e përplasjes, raportohet se ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, të cilat po merren me rastin dhe po bëjnë të mundur sigurimin e zonës.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar deri te aksidenti, ndërsa nuk ka informacione të detajuara për numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre.
PejaInformation do të vazhdojë ta përcjellë rastin dhe do t’ju informojë për çdo informacion të ri nga vendi i ngjarjes.





