Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohet pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë

Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Sipas Policisë së Kosovës, më 28 gusht 2026, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë në Pejë dhe Stacionit Policor në Junik, ka zbatuar një urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Pejë për kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën “Lush Musa” në Junik.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike, 40 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, katër thika, një boks metalik, një sprej dhe një set pajisjesh për pastrimin e armës.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Hot this week

Tragjike në Pejë: Gjendet një i moshuar pa shenja jete në banesën e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën...

DHUNË NË FAMILJE NË PEJË – ARRESTOHEN DY PERSONA, SEKUESTROHEN ARMË DHE MBI 250 FISHEKË

Një rast i dhunës në familje, kanosjes dhe armëmbajtjes...

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img