Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:50, në rrugën e tranzitit në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve që ka siguruar Peja Information, nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa rasti është trajtuar nga organet kompetente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme.
Peja Information u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, veçanërisht në orët e mbrëmjes.





