Kërkoi ndarjen e shtëpisë, tentoi ta kapte nënën për fyti – pejani procedohet për dhunë në familje

Një mosmarrëveshje familjare në Pejë ka eskaluar në një rast të dyshuar të dhunës në familje, ku një 37-vjeçar dyshohet se tentoi ta kapte nënën e tij për fyti pas një debati për ndarjen e pronës.

Peja mëson  se i dyshuari është E.K (37-vjeç), ndërsa viktimë është Gj.H (75-vjeçe).

Sipas burimeve, Policia ka ndërhyrë në një banesë në rrugën “Mbreti Bardhyl”, pasi ishte raportuar për dhunë në familje. Nëna e të dyshuarit u ka deklaruar zyrtarëve policorë se prej kohësh është përballur me dhunë psikike të vazhdueshme nga djali i saj, i cili, sipas saj, përdor substanca narkotike dhe alkool.

Ajo ka deklaruar se gjatë ditës i dyshuari kishte biseduar me disa avokatë dhe më pas i kishte kërkuar ndarjen e pjesës së tij të shtëpisë. Pasi ajo i kishte thënë se shtëpia ishte e tij dhe nuk kishte nevojë për ndarje, ai dyshohet se ka tentuar ta kapë për fyti.

Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, e cila, në koordinim me Policinë, ka bërë që gruaja të strehohet në një shtëpi të sigurt.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, por me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img