32 punëtorë humbën jetën, KMDLNj alarmon për sigurinë në punë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ngritur sërish alarmin për sigurinë e punëtorëve në Kosovë, duke theksuar se mungesa e masave mbrojtëse dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme institucionale po vazhdojnë të shkaktojnë humbje jetësh në vendet e punës.

Sipas KMDLNj-së, gjatë vitit të kaluar në Kosovë kanë humbur jetën 32 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Organizata thekson se, pavarësisht reagimeve dhe kërkesave të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e numrit të inspektimeve, situata mbetet shqetësuese edhe gjatë vitit 2026.

KMDLNj vlerëson se shkaktarët kryesorë të aksidenteve fatale janë mungesa e masave mbrojtëse në vendin e punës, kushtet e pafavorshme atmosferike, mungesa e kualifikimit profesional, gjendja shëndetësore dhe mosha e punëtorëve, si dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme nga institucionet përgjegjëse.

Një tjetër problem i evidentuar, sipas Këshillit, është fakti se shumë punëtorë vazhdojnë të punojnë pa kontrata pune, duke e pasur të pamundur realizimin e të drejtave të tyre ligjore në rast aksidenti apo humbjeje të jetës.

KMDLNj rikujton se më herët ka propozuar që mjetet e mbledhura nga gjobat ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat e sigurisë të derdhen në një fond të veçantë për mbështetjen e familjeve që humbin anëtarët e tyre në vendin e punës ose për punëtorët që mbesin me invaliditet të përhershëm.

Sipas organizatës, gjendja e rëndë ekonomike i detyron shumë punëtorë të pranojnë kushte të pasigurta pune, ndërsa kjo, sipas tyre, është një nga arsyet kryesore pse numri i viktimave mbetet i lartë.

KMDLNj përsërit kërkesën për shtimin e numrit të inspektorëve në terren, duke theksuar se rritja e deritanishme ka qenë vetëm simbolike. Si alternativë, organizata propozon edhe angazhimin e një kompanie profesionale mbikëqyrëse me kapacitete dhe staf të mjaftueshëm për të kontrolluar zbatimin e standardeve të sigurisë.

” E drejta për punë është e drejtë elementare e njeriut mirëpo kjo e drejtë nuk ka asnjë vlerë nëse nuk garantohet e drejta për jetë mbi të cilën ngriten dhe ndërtohen të gjitha të drejtat tjera”, thuhet në reagim.

Hot this week

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt për tentim-vrasjen në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Mahmut...

Aksident në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot, nga ora 10:00, rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot...

Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin...

Topics

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt për tentim-vrasjen në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Mahmut...

Aksident në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot, nga ora 10:00, rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot...

Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin...

Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i rëndë në Kliqinë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur sot në...

Theren me thikë në Pejë, një person niset drejt QKUK-së

Një rast i therjes me thikë është raportuar në...

Raphinha, kapiteni i ri i Barcelonës

Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img