Ekskluzive | Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin tragjik me kamion në Istog

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Bellopojë të Istogut, ku një motoçiklist humbi jetën pasi u përplas me një kamion për bartjen e mbeturinave.

Peja Information bëjnë me dije se viktima është Esat Fejzaj rreth 49-vjeç, i cili në procedurë figuron edhe si drejtuesi i motoçikletës së përfshirë në aksident.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:17, në rrugën Bellopojë–Tuçep, në drejtim të deponisë së mbeturinave.

Dyshimet e para të hetuesve janë se motoçiklisti, duke kaluar në një kthesë, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën, nuk ka arritur ta mbajë shiritin e tij të lëvizjes dhe ka kaluar në korsinë e kundërt, ku është përplasur ballë për ballë me një kamion për bartjen e mbeturinave që po qarkullonte nga drejtimi i kundërt.

Si pasojë e plagëve të marra, Esat Fejzaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Hetimit të Aksidenteve në Pejë.

Hot this week

Aksident në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot, nga ora 10:00, rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot...

Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin...

Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i rëndë në Kliqinë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur sot në...

Topics

Theren me thikë në Pejë, një person niset drejt QKUK-së

Një rast i therjes me thikë është raportuar në...

Raphinha, kapiteni i ri i Barcelonës

Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke...

Aksident trafiku pranë Shkollës Ekonomike në Pejë

Një aksident trafiku është raportuar pasditen e sotme në...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img