Shoferi që u fut me Mercedes në trotuar në Pejë identifikohet dhe gjobitet me 400 euro

Videoja e publikuar nga Peja Information ditë më parë në rrjetet sociale ka ndihmuar në identifikimin e shoferit, i cili shihej duke kryer kundërvajtje në komunikacion në qytetin e Pejës.

Në pamjet e publikuara shihej një Mercedes me targa të Gjermanisë duke tejkaluar kolonën në krahun e djathtë, ndërsa më pas duke u ngjitur në trotuar për t’iu shmangur pritjes dhe duke u rikthyer sërish në rrugë.

Pas publikimit të videos, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta identifikojë drejtuesin e automjetit. Ekipi i trafikut në Pejë ka ndërmarrë veprimet përkatëse dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për shkeljen e rregullave të komunikacionit.

Rasti ka nxitur reagime te qytetarët, të cilët kanë kritikuar veprimet e tilla që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img