Dy të lënduar në një aksident mes dy motoçikletave në Pejë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Lajmin pë Peja Information e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 26.07.2026, rreth orës 22:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy motoçikleta dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Hot this week

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img