Sulmi ndaj Edi Kuçit: Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Joz Markut, kërkohet arrestimi i tij

Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj këngëtarit Joz Marku, pas publikimit të pamjeve nga përleshja fizike me Edi Kuçin.

Sipas informacioneve të publikuara, organet kompetente kanë kërkuar edhe arrestimin e Markut lidhur me rastin.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Marku shihet i shoqëruar nga disa persona, të cilët e rrethojnë Kuçin, ndërsa më pas situata përshkallëzohet në përleshje fizike.

Ende nuk është bërë e ditur se për cilën vepër penale është iniciuar rasti dhe nëse ndaj personave të përfshirë është caktuar ndonjë masë.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img