Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke marrë një përgjegjësi të re në skuadrën katalunase.
Braziliani është përzgjedhur nga trajneri Hansi Flick për ta bartur shiritin pas largimit të Ronald Araujos dhe Marc-Andre ter Stegenit.
Ky vendim ka edhe rëndësi historike për klubin, pasi Raphinha bëhet braziliani i parë që emërohet kapiteni kryesor i Barcelonës.
Debutimin në këtë rol të ri ai pritet ta bëjë të dielën, kur Barcelona përballet me Elchen në ndeshjen hapëse të sezonit.






