14-vjeçarja gjen portofol me 260 euro dhe e dorëzon në Polici

Një gjest shembullor është shënuar në Shtime, ku një 14-vjeçare nga fshati Davidovc ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale, të cilin më pas e ka dorëzuar në stacionin policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Sipas Policisë, e mitura E. Baftiu ka gjetur portofolin në të cilin ndodheshin 260 euro dhe dokumente identifikuese.

Pas dorëzimit të tij në polici, bazuar në dokumentet e gjetura është identifikuar pronari, E.M., 17 vjeç nga fshati Reçak.

I riu është njoftuar dhe më pas është paraqitur në stacionin policor në Shtime, ku e ka tërhequr portofolin.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar 14-vjeçaren për ndershmërinë, përgjegjësinë dhe gjestin e saj shembullor qytetar.

Hot this week

Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë

Tashmë ka nisur edhe protesta e disa prej kryetarëve...

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e...

Zhegrova drejt largimit nga Juventusi, caktohet çmimi i tij

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë...

Punimet në Palestrën “Karagaçi” nisin menjëherë, investimi mbi 275 mijë euro

KB Peja ka njoftuar se punimet për renovimin e...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img