Prokuroria konfirmon për Peja Information: Vezir Haziraj ndalohet për 48 orë pas dorëzimit në Polici

Vezir Haziraj, i dyshuari për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pas intervistimit nga hetuesit policorë do të ndalohet për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Haziraj u dorëzua sot në Policinë e Kosovës, pasi për më shumë se një javë ndodhej në arrati lidhur me rastin e plagosjes me armë zjarri në fshatin Orrobërdë të Istogut.

Sipas konfirmimit të Prokurorisë, pas përfundimit të intervistimit nga hetuesit policorë, ndaj tij do të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë do të ndalohet për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore, për çka do t’ju mbajmë të informuar”, kanë bërë të ditur nga Prokuroria për Sinjalin.

Policia kishte njoftuar më herët se Haziraj ishte lokalizuar pas një operacioni ku ishin angazhuar disa njësi policore dhe AKI-ja, ndërsa shtëpia ku ndodhej ishte mbajtur e rrethuar për një kohë të gjatë.

Sipas Policisë, pasi kishte parë se nuk kishte mundësi largimi, Haziraj ishte dorëzuar pa ndonjë incident.

Ai dyshohet se më 7 gusht, pas një mosmarrëveshjeje në Orrobërdë, kishte shtënë me armë zjarri duke plagosur një person, ndërsa më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ndaj tij po hetohet si “Vrasje në tentativë”, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të vendoset për hapat e mëtejshëm proceduralë ndaj tij.

Hot this week

Aksident në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot, nga ora 10:00, rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot...

Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin...

Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i rëndë në Kliqinë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur sot në...

Topics

Theren me thikë në Pejë, një person niset drejt QKUK-së

Një rast i therjes me thikë është raportuar në...

Raphinha, kapiteni i ri i Barcelonës

Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke...

Aksident trafiku pranë Shkollës Ekonomike në Pejë

Një aksident trafiku është raportuar pasditen e sotme në...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img