Policia sekuestron gjashtë motoçikleta në Pejë, kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Pejë, 10 shtator 2026 – Stacioni Policor në Pejë ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në komunikacion, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kundërvajtjeve në trafik.

Gjatë kontrolleve të realizuara nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, janë sekuestruar gjithsej gjashtë (6) motoçikleta, për shkak të shkeljeve të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Sipas njoftimit të Policisë, ndër kundërvajtjet e evidentuara janë:

🔹 Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer;
🔹 Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim;
🔹 Drejtimi i motoçikletës pa helmetë;
🔹 Si dhe shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është bërë e ditur se aktivitetet e tilla në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, veçanërisht në kuadër të masave për “Sigurinë në shkolla”.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është parandalimi i aksidenteve, respektimi i rregullave të trafikut dhe krijimi i një ambienti më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të vazhdojë me zero tolerancë ndaj kundërvajtësve në komunikacion, duke kërkuar nga drejtuesit e automjeteve dhe motoçikletave që të respektojnë rregullat dhe të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të tjerëve.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img