Pejë: Policia shqipton masa ndaj 171 motoçiklistëve për kundërvajtje në komunikacion

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë, në kuadër të planit operativ për rregullimin e komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve, ka ndërmarrë masa të shtuara policore, me fokus të veçantë te motoçikletat dhe katërçikletat.

Në bashkëpunim me stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, është formuar një task-forcë policore për zbatimin e planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”.

Sipas Policisë, gjatë ditëve të muajit gusht 2026 janë kontrolluar dhe legjitimuar drejtuesit e këtyre mjeteve, ndërsa 171 ngasës janë proceduar për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Policia njofton se gjatë këtyre kontrolleve, disa prej mjeteve janë edhe konfiskuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që përdorin mjete të ndryshme për transport që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë dispozitat ligjore, si dhe shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

Qëllimi i këtyre masave është rritja e sigurisë në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, veçanërisht atyre të shkaktuara nga motoçikletat dhe katërçikletat.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img