Pejë: Një person arrestohet pas një rasti të dhunës në familje, dy persona dërgohen për trajtim mjekësor

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Pejë, ku pas intervenimit të Policisë së Kosovës një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në rast.

Sipas informacioneve të bëra të ditura, i dyshuari dyshohet edhe për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, pasi gjatë incidentit dyshohet se ka lënduar dy persona të tjerë, një burrë dhe një grua.

Të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me raportin mes të dyshuarit dhe personave të lënduar.

Policia dhe organet e drejtësisë kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij rasti.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img