Aksident i rëndë trafiku në Lobozhdë të Istogut, një person humb jetën dhe gjashtë të tjerë lëndohen

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Lobozhdë të Komunës së Istogut, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë trajtuar nga ekipet mjekësore dhe më pas janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, Policia e Kosovës dhe shërbimet përkatëse, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Njësitet kompetente po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident tragjik.

Hot this week

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt 

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img