Ekskluzive | Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pejë, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga treni.

Peja information bëjnë me dije se viktima është Florije Muriqi, rreth 50-vjeçare.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:32, në momentin kur treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, gruaja është goditur nga treni dhe ka pësuar lëndime fatale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Pejës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Prokurori kompetent është njoftuar për rastin, ndërsa njësitet hetimore kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img