Dy persona lëndohen në një aksident mes dy veturave në Istog

Peja Information raportoi më herët për një aksident trafiku që ndodhi sot në rrugën “Fehmi Agani” në Istog.

Lajmin për PejaInformation e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:42, Policia në Stacionin Policor në Istog është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Istog. Dy vetura ishin të përfshira. Nga aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në QKMF në Istog për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Gashi për Pejen.

Policia po merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img