Çka thanë Kurti dhe Abdixhiku pas diskutimeve për presidentin e ri?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, janë takuar dje rreth orës 18:00, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Takimi ka zgjatur disa orë, ndërsa pas tij, të dy liderët kanë konfirmuar se në tryezë janë diskutuar për herë të parë emra konkretë për pozitën e presidentit.

Abdixhiku ka deklaruar se të gjithë emrat e propozuar janë, në masë të madhe, në përputhje me parimet e dakorduara deri më tani.

“Në tërësinë e emrave të prezantuar them me bindje se të gjithë, në masë të madhe – dikush më shumë e dikush më pak – janë në vijë me parimet e dakorduara deri tani. Ky është një hap përpara. Nga koncepti i parimeve, kemi kaluar në emra… Do të takohemi sërish për të finalizuar dhe përzgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës”.

Kreu i LDK-së ka thënë se partia e tij garanton që posti i presidentit t’i takojë një figure të denjë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndihen “komodë” me procesin.

“LDK është garancë institucionale, historike, 37-vjeçare, se presidenti i Republikës është i denjë për postin dhe për këtë populli i Kosovës duhet të ndihet komod”.

Ndërkaq, Albin Kurti ka bërë të ditur se për herë të parë janë paraqitur propozime konkrete për pozitën e presidentit të ri të Kosovës.

Kurti nuk ka dhënë detaje për kandidatët apo numrin e emrave të propozuar, duke thënë se negociatat do të vazhdojnë në mirëbesim.

Ai ka theksuar se personat e përmendur në diskutime nuk janë pyetur paraprakisht nëse do të pranonin të kandidonin për president ose presidente të Republikës.

“Tash negociimi është shumë i vështirë se duhet të diskutohet hollësisht e gjerësisht […] Në këtë fazë nuk mund të flasim konkretisht për emra të përveçëm, të cilët, në fakt, për herë të parë jemi duke i trajtuar si emra të posaçëm për president/e të mundshëm”.

Hot this week

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt 

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img