Sherri për një kredi përfundon në dhunë në Pejë – ngjarja filmohet nga qytetarët.

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve për çështje financiare dhe nënshkrimin e një kredie dyshohet se ka përfunduar me dhunë fizike në mes të Pejës. Edhe pse fillimisht çifti u kishte thënë policëve se nuk kishte asnjë problem, shenjat në fytyrën e gruas dhe pamjet e siguruara nga qytetarët kanë zbuluar dyshime për një ngjarje tjetër

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 19 nëntor, rreth orës 10:30, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

të përfshirë në këtë rast janë një burrë rreth 25 vjeç dhe bashkëshortja e tij, rreth 20 vjeçe, të identifikuar me inicialet B.K. dhe A.S.

Policia ishte njoftuar për një incident dhe kishte dërguar një patrullë në vendin e ngjarjes, ku kishte kontaktuar me çiftin.

Kur zyrtarët policorë i kishin pyetur se çfarë kishte ndodhur, të dy kishin deklaruar se nuk kishin ndonjë problem.

Por policët kishin vërejtur se gruaja kishte shenja të dukshme në fytyrë, përfshirë skuqje në mollëzën e faqes së majtë.

Për këtë arsye, burri është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ndërsa gruaja është shoqëruar veçmas nga një patrullë tjetër.

Hetimet kanë zbuluar edhe një detaj të rëndësishëm – qytetarët kishin regjistruar pamje të incidentit.

Policia ka marrë disa incizime nga qytetarët, në të cilat, sipas përshkrimit policor, shihet i dyshuari duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Në vendin e ngjarjes janë identifikuar dhe intervistuar edhe dëshmitarë.

Gjatë intervistimit, gruaja ka deklaruar se mes saj dhe bashkëshortit kishte lindur një mosmarrëveshje e çastit lidhur me gjendjen financiare dhe nënshkrimin e një kredie.

Sipas saj, përplasja verbale kishte përshkallëzuar në dhunë fizike.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se kjo ishte hera e parë që bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Pas incidentit, gruaja ka shprehur dëshirën të qëndrojë pranë familjes së saj.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Dhuna në familje”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Hetimet për rastin do të vazhdojnë.

Hot this week

Tre zyrtarë institucionalë intervistohen sot për rastin e Arlinda Zekajt 

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur...

Aktgjykimi për Gllogjanin: Pse u liruan të akuzuarit nga akuzat për vrasjen e trefishtë?

Gati tre muaj pas shpalljes së vendimit, arsyetimi me...

Arrestohet i dyshuari për rastin e dhunimit seksual në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për...

ÇFARË PO NDODH ME BESËN? – REAGIM PAS POSTIMIT TONË TË MËHERSHËM

Pas reagimeve të shumta që mori postimi ynë i...

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën mbrëma në rrugën “Ded Krasniqi” në Pejë.

Sipas informatave, një 34-vjeçar dyshohet se pas një konflikti...

Topics

Tre zyrtarë institucionalë intervistohen sot për rastin e Arlinda Zekajt 

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur...

Arrestohet i dyshuari për rastin e dhunimit seksual në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për...

ÇFARË PO NDODH ME BESËN? – REAGIM PAS POSTIMIT TONË TË MËHERSHËM

Pas reagimeve të shumta që mori postimi ynë i...

Derbi i vjetër Peja – Trepça, kush triumfon në xhiron e nëntë?

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë javë me...

Nuk do të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt

Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të së ndjerës...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img