Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku djali dyshohet se ka kërcënuar dhe dëmtuar pronën e nënës së tij.

Një krevat i nxjerrë në oborr dhe i dëmtuar me sëpatë, një dritare e thyer dhe një kamerë sigurie e shkatërruar me shkop druri. Kjo ishte pamja që i priti policët në një shtëpi në Vitomiricë të Pejës, ku një nënë ka denoncuar djalin e saj për dhunë psikologjike dhe presion të vazhdueshëm për para. Rasti ka përfunduar me arrestimin e 28-vjeçarit, ndërsa gjatë hetimeve është zbuluar se dëmtime në shtëpi ishin shkaktuar edhe një ditë më parë.

PejaInformation bëjne me dije se ngjarja është raportuar të premten, më 6 nëntor 2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Zuko Qungur”, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

A.H., rreth 51-vjeçare, ka denoncuar djalin e saj, S.H., rreth 28-vjeçar, duke deklaruar se ai ushtronte dhunë psikologjike ndaj familjarëve për t’i detyruar t’i jepnin para.

Kur patrulla policore mbërriti në vendngjarje, hasi një krevat të hedhur jashtë në oborr, një dritare të thyer dhe një kamerë sigurie të dëmtuar.

Nëna u ka deklaruar hetuesve se pas këtyre dëmtimeve qëndronte djali i saj, për të cilin ka pohuar gjithashtu se është përdorues i substancave narkotike.

Sipas denoncimit të saj, 28-vjeçari kishte ushtruar presion të vazhdueshëm psikologjik ndaj familjes, duke kërkuar të holla.

Por nga informacionet që ka siguruar PejaInformation rezulton se përplasjet në këtë familje nuk kishin nisur atë ditë.

Vetëm një ditë më parë, më 5 nëntor, i dyshuari kishte dëmtuar edhe xhamin e derës hyrëse të shtëpisë, sipas informacioneve të rastit.

Çfarë pranoi i dyshuari para hetuesve?

Pas arrestimit në vendngjarje, 28-vjeçari është intervistuar nga hetuesit në praninë e avokatit mbrojtës.

Gjatë deklarimit, ai ka dhënë shpjegimin e tij për krevatin e nxjerrë në oborr.

Sipas tij, krevatin e kishte larguar nga shtëpia me kërkesën e nënës, por pasi e kishte vendosur jashtë, e kishte dëmtuar me sëpatë.

Ai ka deklaruar gjithashtu se kamerën e sigurisë, të vendosur pranë derës së shtëpisë, e kishte dëmtuar me një shkop druri.

Ndërkohë, nëna është intervistuar nga njësia e hetimeve në praninë e përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, psikologes dhe neuropsikiatrit.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e krimteknikës për dokumentimin e dëmtimeve.

Prokuroria urdhëron ndalimin për 48 orë

Pas veprimeve fillestare, për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprat “Dhuna në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Me vendim të Prokurorisë, 28-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Pretendimet e nënës për përdorimin e substancave narkotike dhe dhunën e vazhdueshme psikologjike mbeten objekt i verifikimit nga organet kompetente.

Hot this week

Sherri për një kredi përfundon në dhunë në Pejë – ngjarja filmohet nga qytetarët.

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve për çështje financiare dhe nënshkrimin...

Tre zyrtarë institucionalë intervistohen sot për rastin e Arlinda Zekajt 

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur...

Aktgjykimi për Gllogjanin: Pse u liruan të akuzuarit nga akuzat për vrasjen e trefishtë?

Gati tre muaj pas shpalljes së vendimit, arsyetimi me...

Arrestohet i dyshuari për rastin e dhunimit seksual në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për...

ÇFARË PO NDODH ME BESËN? – REAGIM PAS POSTIMIT TONË TË MËHERSHËM

Pas reagimeve të shumta që mori postimi ynë i...

Topics

Sherri për një kredi përfundon në dhunë në Pejë – ngjarja filmohet nga qytetarët.

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve për çështje financiare dhe nënshkrimin...

Tre zyrtarë institucionalë intervistohen sot për rastin e Arlinda Zekajt 

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur...

Arrestohet i dyshuari për rastin e dhunimit seksual në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për...

ÇFARË PO NDODH ME BESËN? – REAGIM PAS POSTIMIT TONË TË MËHERSHËM

Pas reagimeve të shumta që mori postimi ynë i...

Derbi i vjetër Peja – Trepça, kush triumfon në xhiron e nëntë?

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë javë me...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img