Një rast i dhunës në familje, kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje është raportuar në Pejë.
Sipas raportit policor, një grua ka denoncuar dhunë fizike dhe psikike të vazhdueshme nga bashkëshorti, si dhe kanosje nga vjehrri i saj.
Pas bastisjes së realizuar nga Policia, janë sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 252 fishekë.
Lidhur me rastin, dy persona janë arrestuar. Me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
📍 Pejë






