Një aksident trafiku është regjistruar sonte, rreth orës 22:10, në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë, në drejtim të Shkollës Ekonomike.
Sipas informatave fillestare, në këtë aksident janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në një nga rrugët e qytetit, ndërsa rrethanat se si erdhi deri te përplasja mbeten të paqarta.
Deri në momentin e publikimit, nuk ka informacione të tjera të konfirmuara lidhur me rastin.






